Ndërlidhjet

Gara për pushtetin vendor në 25 komuna


Ilustrim, foto nga arkivi
Ilustrim, foto nga arkivi
Në Kosovë sot merr fund fushata pesëditëshe për rrethin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin vendor, të cilat do të mbahen të dielën, më 1 dhjetor.

Rrethi i dytë mbahet në gjithsejt 25 komuna, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës. Po të dielën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të përsëriten zgjedhjet edhe në tri vendvotime në komunën e Zveçanit.

Sikurse edhe në rrethin e parë, procesin e votimit në pjesët e veriut të Kosovës do t’i ndihmojë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Në rrethin e parë të 3 nëntorit, pjesëmarrja e votuesve në nivel vendi ishte 45.79 për qind, duke mos i llogaritur katër komunat në veri të Kosovës për shkak të disa sulmeve që kishin ndodhur në disa qendra votimi në këto komuna, kryesisht në veri të qytetit të Mitrovicës.

Persona të maskuar kishin sulmuar tri qendra votimi në Mitrovicën Veriore, duke nxitur kështu autoritet që të shpallin përsëritjen e zgjedhjeve në këto tri qendra më datën 17 nëntor.

Rivotimi u cilësua si i suksesshëm dhe u mbajt nën masa të rrepta sigurie të forcave vendore e ndërkombëtare të sigurisë, të cilat pritet të vihen në zbatim edhe ditën e dielë.

Ndryshe, java e fushatës për balotazhin ka sjellë edhe një ashpërsim të fjalorit politik dhe shtim të akuzave të ndërsjella ndërmjet kandidatëve në garë dhe subjekteve politike.

Analistët politikë e kanë parë këtë gjë si një zhvillim që reflekton mungesë të ofertave konkrete për qytetarët.

Një fjalor më i ashpër ka dominuar garën për pushtetin vendor në Prishtinë, Gjakovë e Pejë.

Kush me kë shkon në balotazh?

Prishtinë: Në balotazh, Isa Mustafa – LDK dhe Shpend Ahmeti – Vetëvendosje.

Gjakovë: Në balotazh, Mimoza Kusari Lila – AKR dhe Pal Lekaj, AAK - LDD.

Prizren: Në balotazh, Ramadan Muja - PDK dhe Eqrem Kryeziu - LDK.

Pejë: Në balotazh, Gazmend Muhaxheri – LDK dhe Ali Berisha – AAK-LDD.

Gjilan: Në balotazh, Lutfi Haziri – LDK dhe Qemajl Mustafa – PDK.

Mitrovicë e Jugut: Në balotazh, Avni Kastrati – PDK dhe Agim Bahtiri - AKR.

Ferizaj: Në balotazh, Agim Aliu – PDK dhe Muharrem Svarça – LDK.

Malishevë: Në balotazh, Ragip Begaj – IQM dhe Sali Morina - LDK.

Rahovec: Në balotazh, Idriz Vehapi - PDK dhe Smajl Latifi – AAK-LDD.

Dragash: Në balotazh, Selim Jenuzi – PDK dhe Fatmir Mehmeti - LDK.

Mitrovicë e Veriut: Në balotazh, Kërstimir Pantiq – GIS dhe Oliver Ivanoviq, IQ.

Graçanicë: Në balotazh, Branimir Stojanoviq - GIS dhe Bojan Stojanoviq – SLS.

Junik: Në balotazh, Agron Kuçi AAK-LDD dhe Zenun Shala - LDK

Kamenicë: Në balotazh, Shaip Surdulli – LDK dhe Begzad Sinani – PDK

Klinë: Në balotazh, Sokol Bashota – PDK dhe Fadil Gashi – LDK.

Kllokot: Në balotazh, Sreçko Spasiq – GIS dhe Sasha Mirkoviq - SLS.

Lipjan: Në balotazh, Shukri Buja – PDK dhe Imri Ahmeti – LDK.

Novobërdë: Në balotazh, Bajrush Ymeri - LDK dhe Svetislav Ivanoviq - GIS.

Obiliq: Në balotazh, Mehmet Krasniqi - LDK dhe Xhafer Gashi – AAK-LDD.

Partesh: Në balotazh, Nenad Cvetkoviq – SLS dhe Dragan Nikoliq – GIS.

Ranillugë: Në balotazh, Gradimir Mikiq - GIS dhe Milan Aritonoviq – SNPK.

Shtërpcë: Në balotazh, Bratislav Nikoliq – SLS dhe Ivan Rexhiq – GIS

Suharekë: Në balotazh, Sali Asllanaj – LDK dhe Bali Muharremaj – AAK-LDD.

Viti: Në balotazh, Sokol Haliti – LDK dhe Nexhmedin Arifi – PDK.

Vushtrri: Në balotazh, Bajram Mulaku – PDK dhe Muharrem Shabani – AAK-LDD.

(Z.Gashi)
XS
SM
MD
LG