Ndërlidhjet

Yanukovych: Mbesim të përkushtuar për BE-në


Presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych

Presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych

Presidenti ukrainas Viktor Yanukovych ka thënë se Kievi dëshiron të nënshkruajë një pakt të ri historik me BE-në, “në të ardhmen e afërt” pavarësisht dështimit për ta bërë këtë gjatë Samitit për Partneritet me Lindjen, që po mbahet aktualisht në Vilnius të Lituanisë.

“Unë e konfirmoj qëllimin e Ukrainës për të nënshkruar Marrëveshjen e Asocimit në të ardhmen e afërt”, iu ka thënë Yanukovych gazetarëve në Vilnius, në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij e shtypit.

Kjo deklaratë e presidentit ukrainas vjen në kohën kur deklarata finale e këtij samiti, e cila do të publikohet gjatë ditës, do të ritheksojë përkushtimin për përforcimin e mardhënieve mes BE-së dhe Ukrainës.

Më heret gjatë ditës, BE-ja ka kompletuar vënien e inicialeve për marrëveshjet e arritura me Gjeorgjinë dhe Moldavinë.
XS
SM
MD
LG