Ndërlidhjet

PK, EULEX, KFOR: Kemi ndërmarrë të gjitha masat


Pamje nga zgjedhjet lokale 2013

Pamje nga zgjedhjet lokale 2013

Masat e sigurisë, të parapara me rastin e balotazhit në zgjedhjet për kryetarë të komunave në gjithë Kosovën, që mbahen të dielën, janë planifikuar, përgatitur dhe koordinuar me kujdes nga Policia e Kosovës, EULEX-I dhe KFOR-i, thuhet në një komunikatë të përbashkët.

Kujdes i veçantë do t’i kushtohet veriut në rrethin e dytë të votimit për kryetar komune në veri të Mitrovicës dhe rivotimit të pjesshëm në Zveçan, njofton autoritetet e rendit.

Policia e Kosovës, si intervenues i parë do të jetë e pranishme jashtë qendrave të votimit dhe pikave të tjetra kyçe, e përkrahur dukshëm nga EULEX-i, si intervenues i dytë.

KFOR-i, si intervenues i tretë, do të jetë i dukshëm afër qendrave të votimit dhe do të vendosë trupa të përqendruar në veri, sqaron komunikata.
XS
SM
MD
LG