Ndërlidhjet

BE: Mbyllet Samiti për Partneritet me Lindjen


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso
Samiti i Partneritetit për Lindjen i BE-së, i ka mbyllur punimet në Vilnius, nën premtimin për të vazhduar punën e mëtutjeshmë për nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme edhe me Ukrainën, e cila këtë radhë refuzoi të bënte një gjë të tillë.

Presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych ka thënë se Kievi, “dëshiron që në të ardhmen e afërt”, të nënshkruajë marrëveshjen e asocimit dhe atë të tregëtisë.

Në deklaratën finale të samitit thuhet se të gjithë pjesëmarrësit “kanë qenë dëshmitarë të vullnetit të paprecedentë të popullit ukrainas për përafrim me BE-në”.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, e ka refuzuar sugjerimin e Moskës për të marrë pjesë në bisedimet mes BE-së dhe Kievit, të cilat do ta përgatisnin Ukrainën për nënshkrimin e marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG