Ndërlidhjet

Prokuroria kërkon dënim me 9 vjet për balerinin rus


Balerini, Pavel Dmitrichenko
Balerini, Pavel Dmitrichenko
Prokurorët në Rusi kanë kërkuar dënimin me nëntë vjet heqje lirie për balerinin, Pavel Dmitrichenko, i cili akuzohet për kryerjen e një sulmi me acid ndaj shefit të Baletit Bolshoi.

Dmitrichenko, ishte deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzat.

Sulmi i 17 janarit, e kishte lënë kreun e Baletit Bolshoi, Sergei Filin, me diegie të rënda në fytyrë dhe të pamur të kufizuar.

Prokurorja Yulia Shumovskaya i ka thënë sot një gjykatë në Moskë, se Dmitrichenko kishte mardhënie të tensionuara me Flinin, para sulmit, të cilat lidheshin me mosdhënien e një roli për një shfaqje baleti.

Prokurorja ka kërkuar dënimin me 10 vjet burgim, edhe për personin, i cili kishte ekzekutuar sulmin në praktikë.
XS
SM
MD
LG