Ndërlidhjet

TeliaSonera shkarkon katër zyrtarë të lartë


Ilustrim
Ilustrim
Operatori suedezo-finlandez i telekomit TeliaSonera ka shkarkuar shefin e financave dhe tre zyrtarë të tjerë të lartë, në kohën e hetimeve rreth transaksioneve dhe marrëveshjeve të kryera gjatë viteve të kaluara nga ana e kompanisë me partnerët në Euroazi.

Kreu i TeliaSoneras, Marie Ehrling, tha të premten se katër zyrtarët “nuk e kanë më besimin e bordit”.

TeliaSonera i ka thënë Radios Evropa e Lirë se shkarkimet nuk lidhen me rastin e hetimeve për disa marrëveshje me Uzbekistanin.

Dyshimet për mito dhe shpëlarje parash të kompanisë TeliaSonera kishin dalë për herë të parë në publik në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG