Ndërlidhjet

Irani pezullon përkohësisht programin bërthamor, në janar


Flamuri iranian
Flamuri iranian
I dërguari i Iranit në organizatën për mbikqyrje atomike të OKB-së, ka thënë se Teherani do të nisë implementimin e një pezullimi gjashtë mujor të programit të saj bërthamor, nga janari.

Reza Najazi, përfaqësues i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike, ka thënë se Irani dhe kjo agjenci janë të angazhuara në “diksutime preliminare” rreth implementimit të marrëveshjes.

Marrëveshja e arritur mes Iranit dhe fuqive botërore, parasheh pezullimin e programit bërthamor iranian, në këmbim të zbutjes se sanksioneve perëndimore për këtë shtet.
XS
SM
MD
LG