Ndërlidhjet

Kina thotë se ka identifikuar aeroplanët e huaj në zonën e mbrojtjes


Pamje nga ishujt në Detin Lindor Kinez
Pamje nga ishujt në Detin Lindor Kinez
Kina thotë se aeroplanët e saj luftarakë kanë identifikuar dhe monitoruar aeroplanët japonezë dhe amerikanë, derisa këta të fundit kanë fluturuar mbi zonën e mbrojtjes kineze.

Zona e mbrojtjes mbi ishujt në Detin Lindor Kinez, e shpallur së voni nga Kina, përfshin një territor për të cilin kanë prentendime Kina, Japonia dhe Tajvani.

Një zëdhënës për Forcat Ajrore kineze, Shen Jinke ka thënë se fluturaket kineze identifikuan dy aeroplanë amerikanë dhe dhjetë aeroplanë japonezë, mëngjesin e hershëm të së premtes.

SHBA-ja dhe Japonia kishin bërë publike edhe më heret se e kishin sfiduar zonën e mbrojtjes kineze, më të cilën nuk pajtohen.
XS
SM
MD
LG