Ndërlidhjet

Vazhduan protestat në Kiev, derisa liderët e BE-së e kritikojnë Moskën


Liderët e BE-së në samitin në Vilnius të Lituanisë

Liderët e BE-së në samitin në Vilnius të Lituanisë

Në kryeqytetin Kiev dhe në qytete të tjera të Ukrainës, mijëra pjesëmarrës i kanë vazhduar edhe sot protestat me të cilat kërkohet afrimi me Bashkimin Evropian.

Këto protesta po organizohen derisa ka përfunduar samiti i BE-së për Partneritet Lindor në Vilnius të Lituanisë, në të cilin Ukraina nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen për Asocim me BE-në.

Në mbyllje të samitit, liderët perëndimorë e kanë fajësuar Rusinë për presion ndaj Ukrainës, që të mos e nënshkruaj marrëveshjen me Brukselin.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se periudha e “sovranitetit të kufizuar ka përfunduar në Evropë”, ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi se “ne duhet ta kapërcejmë mentalitetin e stilit ne ose ata”, pasi sipas saj, “Lufta e Ftohtë ka përfunduar”.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se Moska kishte bërë presion kundër Ukrainës, “veçanërisht nëpërmjet gazit”, që të mos e nënshkruaj marrëveshjen për asocim dhe tregti të lirë me BE-në.

Javën e kaluar, presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, papritmas i bllokoi negociatat për asocim, pak ditë para se ajo të nënshkruhej në Vilnius të Lituanisë.
XS
SM
MD
LG