Ndërlidhjet

Rusi: U lirua aktivisti i fundit i organizatës Greenpeace


Aktivisti i organizatës Greenpeace Colin Russell në kafaz në seancën gjyqësore
Aktivisti i organizatës Greenpeace Colin Russell në kafaz në seancën gjyqësore
Autoritetet e Rusisë e kanë liruar aktivistin e fundit prej 30 vetëve, sa ishin të burgopsur, pas një proteste të organizatës Greenpeace, në një platformë të shpimeve të naftës të kompanisë ruse Gazprom, në Oqeanin Arktik.

Colin Russell, nga Australia, sot u lirua nga burgu në Shën Petersburg, një ditë, pas vendimit të gjykatës për pagesë të shumës prej 61500 dollarëve amerikanë.

Të 30 aktivistët, që mbrohen në liri, fillimisht ishin akuzuar për pirateri, ndërsa tash ata janë të pandehur për huliganizëm, për të cilin parashihen dënime me burg deri në 7 vjet.

Ata ishin arrestuar pas një përpjekjeje të disa aktivistëve, që të depërtojnë në platformën e shpimit të Gazpromit.

Nuk është e qartë nëse aktivistët e jashtëm do të lejohen të largohen nga Rusia, para se të filloj procesi gjyqësor.
XS
SM
MD
LG