Ndërlidhjet

Kiev: Policia shpërndan me forcë protestuesit


Kiev, 3 nëntor 2013.
Kiev, 3 nëntor 2013.
Policia në Kiev ka përdorur forcën për të shpërndarë qindra protestues sot në mëngjes.

“Dhjetëra të plagosur, dhjetëra të arrestuar. Ukraina nuk ka parë diçka të tillë kurrë më parë”, ka shkruar në Twitter ligjvënësi opozitar, Andriy Shevchenko.

Ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, ka dënuar “përdorimin e forcës kundër demonstruesve paqësorë”.

Protesta ka pasuar tubimin e rreth 10,000 personave të premten, të cilët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit Viktor Yanukovych, për shkak të refuzimit të tij për nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG