Ndërlidhjet

Austria rrit numrin e ushtarëve në Kosovë


Pjesëtarë të KFOR-it
Pjesëtarë të KFOR-it
Qeveria e Austrisë, në mbledhjen e saj të ardhshme që do të mbahet të martën, do të zgjasë misionin e ushtarëve austriakë në misionet ndërkombëtare, ndërsa do të rrisë kontingjentin në Kosovë, në kuadër të forcës së KFOR-it.

Siç njofton Ministrua e Mbrojtjes, numri i ushtarëve të KFOR-it do të rritet nga 450 në 600.

Arsye e kësaj është që ushtria austriake të mund të veprojë në mënyrë fleksibile kur të jetë në pyetje rotacioni, raporton B92.
XS
SM
MD
LG