Ndërlidhjet

Gjuriq: Kosova s’do të anëtarësohet në OKB


Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se në Berlin dhe në Londër, ku ka qëndruar për vizitë pune, nuk është folur për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

"Pasi Kosova e ka shpallur njëanshëm pavarësinë, ajo duhet të jetojë me atë që nuk mund të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare në mënyrën se si këtë do ta donte elita e saj politike", ka thënë Gjuriq, raportojnë mediat serbe.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia dëshiron të vazhdojë dialogun në nivel të lartë me Kosovën dhe të merret me temat që do ta forconin pozitën e komunitetit serb në Kosovë, në kuptimin institucional dhe politik.
XS
SM
MD
LG