Ndërlidhjet

Sharif në Kabul - përpjekje për paqe me talibanët


Nawaz Sharif

Nawaz Sharif

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka arritur në Kabul, për të diskutuar procesin e paqes me talibanët dhe projektet energjetike që lehtësojnë mungesat kronike të energjisë në të dyja vendet.

Kjo është vizita e parë e Sharifit në Afganistan, prejse është zgjedhur kryeministër.

Shumë udhëheqës talibanë besohet se ndodhen në Pakistan dhe Afganistani ka kërkuar ndihmën e Islamabadit për t’i sjellë ata në tryezën e bisedimeve.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka qenë në Pakistan në muajin gusht.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë karakterizuar me tensione; Afganistani ka akuzuar shpesh Pakistanin se ndihmon udhëheqësit talibanë të strehohen përtej kufirit.

Sharif e ka bërë prioritet përmirësimin e lidhjeve me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG