Ndërlidhjet

Jahjaga për një sistem të paanshëm të drejtësisë


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga
Në Prishtinë ka nisur punimet Konferenca e tretë Vjetore e Gjyqësorit në Kosovë.

Me këtë rast, presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se për zhvillimin e një shteti në baza ligjore duhet të funksionojë ligji dhe sistemi i drejtësisë.

“Vite më parë, kur kemi filluar të ngrisim sistemin e drejtësisë në Kosovë, e kemi bërë të qartë se shteti i së drejtës ndërtohet mbi sundimin e ligjit dhe të rendit dhe ku zbatimi i Kushtetutshmërisë është themeli i shtetësisë”.

“Ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm, profesional, të paanshëm dhe politikisht të pandikueshëm të drejtësisë shënon përpjekjen tonë të pareshtur për ta funksionalizuar atë dhe për ta bërë më të pranueshëm për qytetarin dhe më të besueshëm për të”, ka thënë mes tjerash Jahjaga.
XS
SM
MD
LG