Ndërlidhjet

SHBA lë në fuqi sanksionet e ashpra kundër Iranit


Uashington

Uashington

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se sanksionet e ashpra kundër Iranit do të mbeten në fuqi, pavarësisht se Teherani dhe fuqitë botërore kanë arritur një marrëveshje paraprake për frenimin e programit bërthamor të Republikës Islamike.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka zgjatur edhe për gjashtë muaj të tjerë sanksionet që kërkojnë nga Kina, India, Koreja e Jugut, Turqia dhe Tajvani të reduktojnë importet e tyre të naftës nga Irani.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka marrë këtë vendim duke pasur parasysh se ka furnizime të mjaftueshme me naftë joiraniane.
XS
SM
MD
LG