Ndërlidhjet

Hollande së shpejti viziton Tbilisin


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenca e Gjeorgjisë ka bërë të ditur se presidenti francez, Francois Hollande, do të vizitojë Tbilisin në muajt e ardhshëm.

Shërbimi për media i presidencës ka thënë se presidenti gjeorgjian, Giorgi Margvelashvili, ka ftuar zotin Hollande për vizitë gjatë takimit të tyre në kuadër të samitit të Partneritetit Lindor në Vilnius.

Propozimi është pranuar dhe presidenti i Francës do të realizojë vizitën në muajt e ardhshëm, thuhet në njoftimin e presidencës gjeorgjiane.

Duke folur për gazetarët në Vilnius, Hollande e ka konfirmuar informacionin.
XS
SM
MD
LG