Ndërlidhjet

Phenjani thotë se turisti amerikan kërkoi falje për ”krime”


Phenjan

Phenjan

Mediat shtetërore në Korenë e Veriut thonë se një turist i moshuar amerikan, i arrestuar për më shumë se një muaj, ka kërkuar falje për krime të dyshuara gjatë Luftës së Koresë dhe për “akte armiqësore” kundër shtetit gjatë një udhëtimi të kohëve të fundit.

Kërkim-falja e 85-vjeçarit, Merrill Newman, nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Phenjani dyshohet shpesh se detyron deklaratat e të burgosurve.

Zyrtarët verikoreanë thonë se veterani i luftës ka bërë përpjekje të takohet me ushtarë të mbijetuar, të cilët i ka trajnuar gjatë Luftës së Koresë.

Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me Newmanin tani.
XS
SM
MD
LG