Ndërlidhjet

Rimblidhen protestuesit në Kiev


Kiev, 30 nëntor 2013.

Kiev, 30 nëntor 2013.

Rreth 1,000 protestues janë tubuar jashtë një manastiri në Kiev, pasi policia ka përdorur forcën për të shpërndarë qindra sish nga një shesh pranë.

Demonstruesit jashtë Manastirit të Shën Mihaelit kanë brohoritur “turp” dhe dorëheqje”.

Në orët e para të ditës së sotme, policia ka përdorur forcën për të larguar protestuesit nga Sheshi i Pavarësisë.

Aktivistët thonë se dhjetëra protestues janë lënduar.

Ministria e Brendshme ka thënë se 35 prej tyre janë arrestuar, për shkak të rezistencës ndaj policisë.

Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, për shkak të pezullimit të agjendës për afrim me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG