Ndërlidhjet

logo-print

Vulin: Shteti do të ndihmojë fëmijët ne Kosovë


Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin

Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka vizituar sot një qendër të fëmijëve me pengesa në zhvillm në veri të Mitrovicës.

Vulin ka thënë se autoritetet e reja lokale duhet të brengosen më shumë për fëmijët e kësaj kategorie.

“Nuk pranoj që fëmijët me nevoja të veçanta në qendër të Serbisë të kenë më shumë mundësi sesa fëmijet në Kosovë dhe në katër komunat e veriut”, ka thënë Vulin, raportojnë mediat serbe.

Vulin është zotuar se shteti i Serbisë do ta ndihmojë qendrën për rehabilitimin e fëmijëve në Mitrovicë.
XS
SM
MD
LG