Ndërlidhjet

logo-print

SHBA ndihmon shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë


Ilustrim

Ilustrim

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë ofruar për shkatërrimin e disa kemikateve më vdekjeprurëse të Sirisë.

Kjo organizatë ka thënë se operacioni do të kryhej në një anije amerikane, sipas të gjitha gjasave në Detin Mesdhe.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka qenë nën presion për të gjetur një plan alternativ për shkatërrimin e arsenalit kimik të Sirisë, pasi Shqipëria nuk ka mbështetur këtë operacion.

Siria është pajtuar për shkatërrimin e arsenalit të saj kimik, për të shmangur sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në territorin e saj.
XS
SM
MD
LG