Ndërlidhjet

Sharif në Kabul, premton mbështetje për paqen


Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka thënë se lirimi i një udhëheqësi të lartë taliban, tregon se ai është i angazhuar për të ndihmuar paqen në Afganistan.

Pas bisedimeve në Kabul me presidentin afgan, Hamid Karzai, Sharif ka thënë se është arritur marrëveshje për një mekanizëm, që lejon anëtarët e Këshillit afgan për Paqe të vazhdojnë bisedimet me Mullah Abdul Ghani Baradarin, i cili është liruar nga burgu në Pakistan, në muajin shtator.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje.

Kjo është vizita e parë e Sharifit në Afganistan, prejse është zgjedhur kryeministër.

Shumë udhëheqës talibanë besohet se ndodhen në Pakistan dhe Afganistani ka kërkuar ndihmën e Islamabadit për t’i sjellë ata në tryezën e bisedimeve.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka qenë në Pakistan në muajin gusht.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë karakterizuar me tensione; Afganistani ka akuzuar shpesh Pakistanin se ndihmon udhëheqësit talibanë të strehohen përtej kufirit.

Sharif e ka bërë prioritet përmirësimin e lidhjeve me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG