Ndërlidhjet

Vritet një polic që mbronte ekipin e poliomelitit


Pakistan

Pakistan

Një polic është vrarë kur persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë, të cilët mbronin një ekip të punonjësve kundër poliomelitit, në veriperëndim të Pakistanit.

Sulmi ka ndodhur pranë qytetit Peshauar.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë asnjë grup, por talibanët kanë vrarë dhjetëra vaksinues të poliomelitit dhe policë që i mbrojnë ata.

Ata akuzojnë punëtorët shëndetësorë se punojnë si spiunë të Uashingtonit dhe thonë se vaksinimi synon të sterilizojë fëmijët myslimanë.

Pakistani është njëri nga vetëm tre vende në botë ku poliomeliti vazhdon të jetë endemik.
XS
SM
MD
LG