Ndërlidhjet

Skoci: 8 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit


Ilustrim
Ilustrim
Tetë persona janë konfirmuar të vdekur, pasi një helikopter i policisë është përplasur të premten mbrëma për një lokal të mbushur me njerëz në Gllasgou të Skocisë.

Policia ka bërë të ditur se tre personat brenda helikopterit dhe pesë persona brenda pub-it kanë vdekur në incident.

Katërmbëdhjetë njerëz të tjerë po trajtohen nga lëndime të rënda.

Kryeministri skocez, Alex Salmond, ka thënë se kjo është një ditë e zezë për Skocinë.
XS
SM
MD
LG