Ndërlidhjet

Protestat në Bangkok shndërrohen në dhunë


Bangkok - foto arkivi
Bangkok - foto arkivi
Në Bangkok të Tajlandës ka shpërthyer dhuna, e cila ka përfshirë protestues pro dhe anti-qeveritarë.

Raportet thonë se një person është qëlluar për vdekje dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi protestuesit anti-qeveritarë kanë sulmuar një tubim pro qeverisë.

E shtuna ka qenë dita e shtatë e protestave, kryesisht paqësore, kundër qeverisë së kryeministres Yingluck Shinawatra.

Pas thirrjeve të protestuesve anti-qeveritarë për të okupuar ndërtesat e qeverisë të dielën, ushtria ka thirrur në mbështetje forcat detare dhe ajrore.

Protestuesit thonë se qeveria e Shinawatras kontrollohet nga vëllai i saj, ish-udhëheqësi i përmbysur, Thaksin Shinawatra.
XS
SM
MD
LG