Ndërlidhjet

Situatë e tensionuar në Ukrainë


Kiev, 30 nëntor 2013.

Kiev, 30 nëntor 2013.

Në Ukrainë priten sot protesta të reja antiqeveritare. Tensionet në këtë vend janë në rritje, pasi presidenti Viktor Yanukovych ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje historike me Bashkimin Evropian.

Të shtunën, policia ka përdorur shkopinjtë e gomës dhe granatat e tymit për të shpërndarë protestuesit nga Sheshi i Pavarësisë në Kiev.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar dhunën, ndërsa Yanukovych ka premtuar hetime.

Udhëheqësit opozitarë kanë bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale.

Rreth 10,000 protestues janë tubuar të shtunën pranë një kishe, jo larg Sheshit të Pavarësisë.

Protesta antiqeveritare ka pasur edhe në qytetet Lviv dhe Kharkiv.
XS
SM
MD
LG