Ndërlidhjet

logo-print

Gaz lotsjellës kundër protestuesve në Bangkok


Bangkok - foto arkivi

Bangkok - foto arkivi

Policia në Bangkok ka përdorur gazin lotsjellës, në përpjekje për të penguar protestuesit që të arrijnë te zyra e kryeministres.

Komentatorët thonë se kjo është hera e parë që policia përdor forcën kundër protestuesve, të cilët gjatë javës së fundit kanë pushtuar zyrat e qeverisë, në përpjekje për të rrëzuar kryeministren Yungluck Shinawatra.

Protestuesit akuzojnë atë se shërben për interesa të vëllait të saj, ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, i cili është përmbysur nga një grusht-shtet në vitin 2006.

Në përleshjet ndërmjet protestuesve pro dhe anti-qeveritarë, të shtunën ka humbur jetën një person.
XS
SM
MD
LG