Ndërlidhjet

SHBA i kërkon Koresë V. të lirojë shtetasin amerikan


Uashington
Uashington
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Koresë së Veriut që të lirojë një shtetas amerikan, 85 vjeç.

Merrill Newman është nxjerrë nga aeroplani në Phenjan, më 26 tetor, pas një vizite 10-ditëshe.

Të shtunën, mediat verikoreane kanë thënë se Newman, i cili ka luftuar në Luftën e Koresë, ka kërkuar falje për krimet e dyshuara gjatë konfliktit.

Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Caitlin Hayden, ka thënë se marrë parasysh moshën dhe problemet shëndetësore të Newmanit, Koreja e Veriut duhet ta lirojë atë.

Koreja Veriore ka arrestuar së paku gjashtë amerikanë qysh në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG