Ndërlidhjet

logo-print

Sot – Dita Ndërkombëtare kundër SIDA-s


Ilustrim

Ilustrim

Sot është Dita Ndërkombëtare e SIDA-s, e cila shihet si një mundësi për njerëzit në gjithë botën që të bashkohen në luftën kundër virusit HIV.

Ky i fundit vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik, duke marrë më shumë se 36 milionë jetë njerëzish deri më tani.

Në vitin 2012 janë llogaritur rreth 35.3 milionë njerëz të prekur me virusin HIV.

Afrika sub-sahariane është rajoni më i prekur me pothuajse një në 20 të rritur që jeton me HIV.

69 për qind e të gjithë njerëzve që jetojnë me HIV, jetojnë në këtë rajon.

HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar, të tilla si gjaku, qumështi i gjirit, sperma dhe sekrecionet vaginale.

Individët nuk mund të infektohen me kontakte të zakonshme, si puthja, përqafimi, shtrëngimi i duarve etj.
XS
SM
MD
LG