Ndërlidhjet

logo-print

Rikalo: Besoj se votat do të numërohen në Mitrovicë


Ilustrim

Ilustrim

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Nenad Rikalo, ka shfaqur besimin se numërimi i votave nga qendrat e votimit në veri të Mitrovicës do të bëhet në vendvotime, ashtu siç parashihet edhe me ligj.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, në mënyrë të qartë, thotë se numërimi i votave bëhet menjëherë pas përfundimit të votimeve në vendvotime; vetëm nëse OSBE bën sërish presion që ky vendim të ndryshohet”, ka thëë Rikalo për agjencinë serbe Tanjug.

Në zgjedhjet e përsëritura në tri qendra të votimit në veri të Mitrovicës, më 17 nëntor, OSBE ka vendosur që votat të numërohen në qendrën për numërimin e rezultateve në Fushë Kosovë.
XS
SM
MD
LG