Ndërlidhjet

Lirohet kardiologu i rrëmbyer në Pakistan


Munaf Tareen

Munaf Tareen

Një mjek i rrëmbyer në provincën e trazuar të Pakistanit, Baluçistan, është liruar.

Kreu i Shoqatës Mjekësore të Pakistanit, Sultan Tareen, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Munaf Tareen i ka telefonuar familjes së tij pasi është liruar të dielën në mëngjes.

Ai ka kujtuar se Tareen është liruar në rajonin Othal, afro dhjetë javë pas rrëmbimit.

Munaf Tareen, kardiolog në Baluçistan, është kidnapuar më 17 shtator në kryeqytetin e Pakistanit, Kueta.

Nuk është e qartë nëse ai është liruar pas pagesës së shumës së kërkuar nga kidnapuesit, në vlerë prej 500,000 dollarësh, apo nga forcat e sigurisë.

Rrëmbimi i tij ka shkaktuar protesta të mjekëve.
XS
SM
MD
LG