Ndërlidhjet

Në Egjipt ka nisur votimi i ndryshimeve kushtetuese


Kajro
Kajro
Një panel në Egjipt ka nisur votimin për afro 250 amendamente kushtetuese.

Votimi ka nisur të shtunën dhe pritet të përfundojë të martën, kur edhe skadon mandati i panelit.

Ndryshimet e propozuara janë hapi i parë i madh në tranzicionin që ka shpallur ushtria, pasi ka rrëzuar presidentin Mohammed Morsi në muajin korrik.

Paneli 50-anëtarësh përfshin përfaqësues nga partitë politike, shoqëria civile, ushtria, policia dhe institucionet fetare.

Kur asambleja të miratojë draftin, presidenti i përkohshëm. Adly Mansour, do të ketë një muaj kohë për ta vënë atë në referendum mbarëkombëtar.

Egjipti po ashtu pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG