Ndërlidhjet

Jahjaga bën thirrje për një proces demokratik zgjedhor


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë thirrje për një proces demokratik zgjedhor, në ditën kur në Kosovë po zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve për pushtetin komunal.

“Ky është edhe një vazhdim i testit për pjekurinë tonë demokratike, edhe si shtet, edhe si shoqëri. Unë besoj se ne do ta dëshmojmë përkushtimin tonë që ta përmbyllim me sukses këtë proces”, ka thënë Jahjaga pasi ka hedhur votën e saj, në një qendër votimi në Prishtinë.

Gara e balotazhit po zhvillohet në 25 komuna.
XS
SM
MD
LG