Ndërlidhjet

Aktivistët rusë kërkojnë të hetohet ligji anti-gay


Moskë - foto arkivi

Moskë - foto arkivi

Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është takuar të shtunën në Paris me aktivistët rusë të të drejtave homoseksuale.

Aktivistët i kanë kërkuar zotit Thomas Bach të nisë hetimet ndaj një ligji rus, i cili ndalon “propagandën homoseksuale” te të miturit.

Ligji është cilësuar nga kritikët dhe Perëndimi si diskriminues dhe ka shkaktuar disa thirrje për bojkotimin e Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen vitin e ardhshëm në Soçi të Rusisë.

Muajin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se të gjithë njerëzit do të jenë të mirëpritur në Soçi.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se Moska ka dhënë garanci se atletët dhe spektatorët nuk do të përballen me diskriminim gjatë Olimpiadës, në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG