Ndërlidhjet

Thaçi fton qytetarët të dalin në votime


Kryeministri i Kosovës me bashkëshorten gjatë votimit në raundin e parë, 3 nëntor 2013

Kryeministri i Kosovës me bashkëshorten gjatë votimit në raundin e parë, 3 nëntor 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të dalin në votime dhe të kryejnë obligimin e tyre në rrethin e dytë të zgjedhjeve për 25 komuna.

Në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, zoti Thaçi ka shprehur besimin e tij të plotë se "zgjedhjet do të jenë fer, të lira, transparente, zgjedhje që do të dërgojnë mesazhin më të mirë për Kosovën e re".

Deklaratën e tij ai e ka dhënë duke hedhur votën në një qendër votimi në Prishtinë.

Subjekti politik i zotit Thaçi, PDK, nuk është në garën e balotazhit për kryetarin e komunës së Prishtinës.
XS
SM
MD
LG