Ndërlidhjet

Irak: Sulm në funeral, së paku 10 të vrarë


Irak
Irak
Një shpërthim vetëvrasës në një funeral në veri të Irakut ka vrarë së paku dhjetë persona.

Burimet zyrtare thonë se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivët e tij pranë qytetit Bakuba, duke plagosur edhe 20 njerëz të tjerë.

Funerali po mbahej për djalin e një udhëheqësi të shquar fisnor, i cili ka qenë pjesë e një milicie anti-terroriste.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, por militantët që kanë lidhje me Al-Kaidën sulmojnë shpesh mbështetësit e Qeverisë irakiane.

Dhuna në Irak ka lënë mbi 6,000 njerëz të vrarë këtë vit.
XS
SM
MD
LG