Ndërlidhjet

OKB e shqetësuar për punëtorët e ndihmës në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për dhunën ndaj punëtorëve të ndihmës në Afganistan.

Koordinatori i çështjeve humanitare në këtë vend, Mark Bowden, ka thënë se vrasja e nëntë punëtorëve të ndihmës në dy incidente brenda një jave “ilustron rrezikun në rritje”.

Javën e kaluar, gjashtë punonjës afganë të ndihmës janë ekzekutuar nga talibanët në provincën Fariab, ndërsa tre të tjerë janë vrarë nga shpërthimi i bombës në provincën Uruzgan.

Kombet e Bashkuara kanë raportuar 36 vdekje, 24 arrestime, 46 lëndime dhe 72 rrëmbime të punëtorëve të ndihmës këtë vit në Afganistan.
XS
SM
MD
LG