Ndërlidhjet

Tensione në Bangkok, ushtria në rrugë


Bangkok - foto arkivi

Bangkok - foto arkivi

Trupat ushtarake janë vendosur në Bangkok të Tajlandës për të mbrojtur institucionet nga protestuesit antiqeveritarë.

Kryeministrja Yingluck Shinawatra është ofruar për bisedime me protestuesit, që po përpiqen të detyrojnë largimin e saj nga posti.

BBC raporton për katër persona të vrarë në përleshjet midis kundërshtarëve dhe mbështetësve të qeverisë.

Sot është dita e tetë e protestave antiqeveritare, të cilat deri në fundjavë kanë qenë kryesisht paqësore.

Kundërshtarët akuzojnë kryeministren se shërben për interesa të vëllait të saj, ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, i cili është përmbysur nga një grusht-shtet në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG