Ndërlidhjet

logo-print

Protesta kundër sulmeve të telekomanduara amerikane


Pakistan

Pakistan

Mijëra njerëz janë tubuar në qytetin Lahore të Pakistanit, për të protestuar kundër sulmeve të telekomanduara të Shteteve të Bashkuara.

Duke brohoritur slogane antiamerikane, ata kanë kërkuar fundin e tyre në zonat e trazuara veriperëndimore.

Qeveria e Pakistanit i cilëson sulmet e tilla si shkelje të sovranitetit dhe kundërproduktive për përpjekjet antiterroriste.

Por, Shtetet e Bashkuara i shohin ato si shumë efektive në luftën kundër militantizmit islamik.

Që nga viti 2004, Shtetet e Bashkuara kanë kryer qindra sulme të telekomanduara ndaj militantëve të dyshuar.

Sipas vlerësimeve të ndryshme, qindra civilë kanë humbur jetën në to.
XS
SM
MD
LG