Ndërlidhjet

Aktivistet e Femen-it urinojnë mbi fotot e Yanukovychit


Para ambasadës ukrainase në Kiev, 1 dhjetor 2013.
Para ambasadës ukrainase në Kiev, 1 dhjetor 2013.
Gra gjysmë të zhveshura nga lëvizja feministe Femen kanë urinuar mbi fotografitë e presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, në Paris.

Aksioni i tyre në kundërshtim të vendimit të Yanukovychit për të pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian, është zhvilluar para ambasadës ukrainase në kryeqytetin e Francës.

Inna Shevchenko, kryetare e lëvizjes Femen në Francë, ka thënë:

“Kemi ardhur për t’i thënë Evropës se ne kemi nevojë për ndihmë”.

Femen është grup ukrainas, anëtaret e të cilit kanë tërhequr vëmendjen në gjithë botën me protestat gjysmë të zhveshura.
XS
SM
MD
LG