Ndërlidhjet

Kiev: Opozita merr zyrën e bashkisë


Kiev, 1 dhjetor 2013.

Kiev, 1 dhjetor 2013.

Udhëheqësi i partisë opozitare Svoboda në Ukrainë ka thënë se anëtarët e subjektit të tij kanë okupuar ndërtesën e bashkisë në Kiev, derisa protestat kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian kanë vazhduar edhe të dielën.

Udhëheqësi i Svoboda-s, Oleh Tyahnybok, u është adresuar mijëra demonstrusve në Sheshn e Pavarësisë në Kiev.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për grevë kombëtare.

Zëdhënësja e policisë në Kiev, Olga Bilyk, ka konfirmuar okupimin e zyrës së bashkisë.

“Zyrtarët e sundimit të ligjit janë duke negociuar me ata që kanë marrë kontrollin e zyrës së bashkisë”, ka thënë Bilyk.

Raportet thonë se mbi 100,000 protestues po marrin pjesë në protestat e sotme në Kiev.
XS
SM
MD
LG