Ndërlidhjet

Kroaci: Pjesëmarrje e vogël në referendumin për martesat


Zagreb, 1 dhjetor 2013.

Zagreb, 1 dhjetor 2013.

Deri në orën 16:00, në referendumin për definimin ose jo të martesës si bashkim midis një burri dhe një gruaje në Kroaci, kanë dalë 26.75 për qind e votuesve ose 946,753 sish.

Kjo është më pak se në referendumin e fundit, kur është votuar për hyrjen ose jo të Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Në këtë rast, deri në orën 16:00 kanë dalë 33.79 për qind e votuesve, raporton Beta.

Të drejtë vote në referendumin e sotëm kanë 3.8 milionë shtetas kroatë.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00.
XS
SM
MD
LG