Ndërlidhjet

logo-print

Papa lutet për të sëmurët me HIV


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku është lutur të dielën për të sëmurët me virusin HIV.

“Sot është Dita Botërore e Luftës kundër HIV/AIDS-it. Le të shprehim afërsinë tonë për njerëzit që janë të prekur, e sidomos fëmijët; një afërsi që është shumë reale në angazhimin e heshtur të shumë misionarëve dhe punëtorëve. Le të lutemi për secilin, përfshirë edhe mjekët dhe hulumtuesit. Çdo person i sërmurë, pa përjashtim, pastë qasje në kujdesin e duhur”, ka thënë Papa, duke iu adresuar besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Një Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër SIDA-s dhe shihet si një mundësi për njerëzit në gjithë botën që të bashkohen në luftën kundër kësaj sëmundjeje.
XS
SM
MD
LG