Ndërlidhjet

Jahjaga vlerëson pozitivisht zgjedhjet


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerëson se "zgjedhjet komunale në rundin e dytë, në 25 komuna të Kosovës, kanë treguar përkushtimin e qytetarëve të vendit për ndërtimin e një shoqërie demokratike, përmes votimit të lirë dhe të ndershëm në gjithë territorin e Kosovës".

Presidentja Jahjaga përgëzon qytetarët e Republikës së Kosovës "për angazhimin e tyre që procesi i zgjedhjeve të jetë një shembull i një organizmi të mirë".

Sipas komunikatës nga presidenca, ajo vlerëson edhe pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit serb, posaçërisht të atyre në veri të territorit të Republikës së Kosovës, si shprehje e vullnetit të tyre për t’u integruar në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës.

“Zgjedhjet komunale të organizuara për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës kanë dëshmuar një mbarëvajtje të një procesi të organizuar tërësisht nga institucionet e vendit me një pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve në të dyja rundet e votimit”, ka vlerësuar Jahjaga.
XS
SM
MD
LG