Ndërlidhjet

Tajlandë: Kryeministrja i refuzon kërkesat e protestuesve


Pamje nga protestat në Tajlandë

Pamje nga protestat në Tajlandë

Kryeministrja Tajlandës, Yingluck Shinawatra, i ka refuzuar kërkesat e protestuesve antiqeveri për dorëheqje.

Dje, lideri i protestuesve opozitarë, Suthep Thaugsuban, i ka dhënë ultimatum kryeministres Shinawatra, të paraqesë dorëheqje.

Në një intervistë televizive, kryeministrja tha se kërkesat për dorëheqjen e saj janë jokushtetuese.

Ajo theksoi se ushtria është neutrale në krizën aktuale politike dhe se ajo “do ta hapë çdo derë” për bisedime me protestuesit.

Komentet e saj u bënë derisa në kryeqytetin Bangkok të Tajlandës, kanë vazhduar trazirat, gjatë të cilave policia ka përdorë gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome, kundër mijëra protestuesve, që po përpiqen ta okupojnë ndëretsën e qeverisë.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë e zonjës Shinawatra se po u shërben interesave të vëllaut të saj, Thaksin Shinawatra, ish-kryeministër i Tajlandës, i cili ishte përmbysur me grushtshtet ushtarak në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG