Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – katër policë të vrarë


Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan

Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan

Së paku katër policë afganë janë vrarë sot dhe 17 vetë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me kamion – bombë në pjesën lindore të Afganistanit.

Shefi i policisë loakle, Abdul Ghafourr, ishte në mesin e të plagosurve.

Katër prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje kritike.

Sulmi ndodhi në hyrje të selisë së policisë në provincën Wardak, në jugperëndim të kryeqytetit Kabul.

Raportet thonë se sulmuesi e kishte aktivizuar kamionin e vogël të mbushur me eksploziv, derisa besimtarët ishin mbledhur në xhaminë e afërt për falje të mëngjesit.
XS
SM
MD
LG