Ndërlidhjet

Cameron: Premtohet shtimi i tregtisë me Kinën


David Cameron

David Cameron

Kryeministri britanik, David Cameron, ka premtuar rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kinës dhe Britanisë, gjatë qëndrimit të sotëm në Pekin.

Pas takimit me kryeministrin kinez, Li Keqiang, zoti Cameron i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për të zhvilluar negociata për marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën.

Qeveria e Britanisë thotë se një marrëveshje e tillë do të vlente 2.95 miliardë dollarë gjatë një viti për ekonominë e saj.

Këmbimet ekonomike me Britaninë ishin ndalur pasi kryeministri Cameron, vitin e kaluar, ishte takuar me liderin tibetian në ekzil, Dalai Lama, të cilin Kina e sheh si separatist.
XS
SM
MD
LG