Ndërlidhjet

NATO i ofron Afganistanit pakt ushtarak pas 2014


Ilustrim
Ilustrim
Pakti Veri-Atlantik shprehet e gatshëm që të nënshkruaj një pakt strategjik afatgjat ushtarak me Afganistanin, por me kusht që paraprakisht Kabuli dhe Washingtoni zyrtar të nënshkruajnë një marrëveshje bilaterale të sigurimit (BSA).

Një zyrtar i lartë i NATO-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë, me kusht që të mos i përmendet emri, se sipas marrëveshjes që kjo aleancë ka propozuar, NATO-ja do të themelonte katër baza ushtarake në Afganistan, pasi shumica e forcave paqeruajtëse të largohn nga ky shtet në fund të vitit 2014.

Kjo temë pritet të hidhet në tavolinën e diskutimit të martën, kur në Bruksel takohen ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të aleancës.

Marrëveshja bilaterale e sigurimit (BSA) mes ShBA-ve dhe Afganistanit ka mbet pezull, pasi presidenti afgan Hamid Karzai javën e kaluar ka kërkuar nga Washingtoni që ta ndihmojë në ripërtëritjen e bisedimeve paqësore me talibanët, para se të nënshkruhet ajo.

Mirëpo, Washingtoni ka kërkuar nga Karzai që të vë nënshkrimin e tij paraprakisht, e të mos e kushtëzojë marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG