Ndërlidhjet

Zgjedhjet ishin demokratike, thonë vëzhguesit e DnV-së


Ilustrim
Ilustrim
Koalicioni i organizatave jo-qeveritare të Kosovës, të cilat vëzhguan raundin e dytë zgjedhor më 1 dhjetor, vlerëson se përgjithësisht ky proces ka realizuar në masë të madhe standardet demokratike dhe si i tillë ka garantuar zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta.

Demokracia në Veprim, që me 1600 vëzhgues ishte e pranishme në 25 qytete që ishin në balotazh të dielën, dha sot këtë vlerësim përmes përfaqësueses së saj Shqipe Pantina, e cila megjithatë përmendi edhe disa anomali që janë vërejtur në ditën e zgjedhjeve.

Sipas Pantinës, fenomeni i fotografimit të votës, pasaktësia e listave të votimit, tentimi për votim të dyfishtë dhe disa anomali të tjera, janë vërejtur nga vëzhguesit, edhe në këtë raund të dytë zgjedhor për kryetar të komunave.

„Demokracia në Veprim kërkon nga KQZ që në përputhje me kompetencat ligjore dhe kushtetuese të mos vonojë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve përfundimtare, në mënyrë që të mos vonohet konstituimi i institucioneve lokale në implementimin e mandatit dhe obligimin që ato kanë ndaj qytetarëve të Kosovës“, ka thënë Pantina në një konferencë për gazetarë në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG