Ndërlidhjet

Mjeku që ndihmoi kapjen e bin Laden kërkon të drejta


Ilustrim

Ilustrim

Mjeku i burgosur pakistanez që ndihmoi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) në gjetjen e Osama bin Laden po kërkon kushte më të mira në burg.

Samiullah Afridi, që është avokat i mjekut Shakeel Afridi, tha të dielën se klienti i ka dërguar një letër ku nënvizon kërkesat dhe ankesat e tij.

Afridi, që gjendet në një burg në qytetin veri-perëndimor Peshavar, ka kërkuar qasje më të lehtë me avokatin dhe familjen e tij.

Ai po ashtu ka kërkuar edhe më shumë siguri në burg.

Afridi është arrestuar pasi forcat speciale amerikane vranë bin Laden në maj të vitit 2011.
Mjeku është dënuar vitin e kaluar me 33 vjet burg, për pjesëmarrje në një grup të jashtëligjshëm militant Lashkar-e-Islam, të cilin Afridi e mohon.

Dënimi i tij është anuluar nga gjykata e lartë në gusht të këtij viti, dhe së shpejti pritet të filloj rigjykimi i tij.
XS
SM
MD
LG